LAJMI I FUNDIT:

“Inat personal me Berishën”, Gert Shehu me dëshmi kontradiktore para hetuesve

“Inat personal me Berishën”, Gert Shehu me dëshmi kontradiktore para hetuesve

Këtë të premte në orën 12:00 do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për Gert Shehun, personin që goditi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Prokurori Dritan Nushi pritet të kërkojë për të riun masën e sigursë “arrest me burg”. Ndërkohë që vendimi pritet të merret nga gjyqtari Besnik Hoxha.


Gazetari Eni Ferhati raporton se Gert Shehu do të jetë i pranishëm në seancën e sotme.

Para hetueseve 31-vjeçari ka dhënë dëshmi kontradiktore, ku ndër të tjera është shprehur se e goditi Berishën për shkak se kishte inat personal me të.

Në asnjë moment ai nuk ka shfaqur shenja pendese për veprimin që kreu.

Nuk dihet nëse prokurori do të ketë të administruara edhe rezultatet e testit të drogës për të riun.

Sakaq, është kërkuar edhe vlerësimi psikologjik për të, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori