Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, duke folur në një tubim zgjedhor në Lipjan, është shprehur i bindur se Imri Ahmeti nuk ka konkurrencë në Lipjan dhe për këtë kundërkandidatëve u duhet që të marrin mësim nga Ahmeti se si qeveriset drejt e mirë.
“Lipjani është shembulli më i mirë i diferencës mes qeverisjes së keqe të kriminalizuar dhe qeverisjes së mirë për qytetarë dhe me qytetarët të kryetarit të komunës Imri Ahmeti. Prandaj unë me bindje të plotë sot themi këtu se jo vetëm ju simpatizantë dhe mbështetës të LDK-së, jo vetëm anëtarët e LDK-së, por gjithë qytetarët e Lipjanit e kanë të qartë se kush është fituesi në këto zgjedhje. Pa dyshim se ky është kryetari ynë Imri Ahmeti i cili nuk ka konkurrencë. Me sa po duket Imri, të tjerët mund të shkojnë dhe të pushojnë edhe nja dy mandate, të mësojnë nga LDK-ja se si duhet të qeveriset mirë dhe drejt , si qeveriset për qytetarët se si duhet të kujdeset për paranë publike , se si duhet të kontaktojnë me komunitetin , me familjen”, tha Mustafa.
Mustafa, u tha qytetareve se duhet ta mbështesin atë që ka punuar duke iu thënë se kanë pas fat që të kenë një kryetar të mirë siq është Imri Ahmeti.
Ndërsa, kandidati i LDK-së për kryetar Imri Ahmeti premtoi se në këtë mandat katër vjeqar do ta ndërtojë shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari.
“Ne ndërtuam rrugë, ndërtuam trotuare, ndriçim publik, ndërtuam infrastrukturë shkollore e shëndetësore, filluam t’i rregullojmë lumenjtë, punuam fusha të hapura e terrene pa e dalluar asnjë fshat e asnjë lokalitet. Dhe mbi këtë bazë dhe këtë pikëpamje ne do të vazhdojmë edhe më fuqishëm edhe më dinamik për të realizuar investime në çdo lokalitet në çdo fshat në të mirë të qytetarëve në të mirë të mirëqenies së qytetarëve tanë… Lipjani do të duket dhe më bukur me vendosjen e shtatores së komandantit tonë Adem Jashari”, tha Ahmeti.
Ai po ashtu është zotuar se do të vazhdojnë të bëjë investime edh më të mëdha nëpër fshatra e lokalitete ku sipas Ahmetit qyteti i Lipjanit do të marr pamje më moderne dhe më të mirë me treg modern e fusha e salla sportive , çerdhe dhe investime tjera.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi