LAJMI I FUNDIT:

Immobile mposht Lewandowskin, Ronaldon dhe Messin për Këpucën e Artë

Immobile mposht Lewandowskin, Ronaldon dhe Messin për Këpucën e Artë

Ciro Immobile ka mposhtur emra si Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski dhe Lionel Messi që të fitojë Këpucën e Artë për edicionin 2019/20.

Sulmuesi italian e ka shijuar një edicion tjetër magjik te Lazio, derisa është 30-vjeçar.

Immobile ka arritur që në këtë edicion të Serie A-s të shënojë 35 gola, duke lënë pas vetës Lewandowskin me 34, derisa Ronaldo ka shënuar 31.


Messi në anën tjetër ka arritur të shënojë vetëm 25, gola, ndërsa pas tij vijnë Jamie Vardy me 23  dhe Pierre-Emerick Aubameyang me një më pak se anglezi.

Lazio do të takohet në xhiron e fundit të Serie A për edicionin 2019/20 me Napolin, gjersa Immobile ka mundësinë  që të thyej edhe rekordin historik të Gonzalo Higuainit që kishte shënuar 36 gola brenda një sezoni në Serie A kur ishte te napolitanët.

Në anën tjetër, Juventusi do të takohet me Romën, mirëpo Ronaldo do të pushojë për këtë sfidë, duke u përgatitur për ndeshje ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori