Imazhet e reja satelitore tregojnë shkatërrimin e madh të shkaktuar nga zjarret e mëdha të pyjeve, që kanë pushtuar prej ditësh ishullin grek të Rodosit.

Më shumë se 100 kilometra katrorë tokë u dogjën në Rodos dhe aeroplanët e zjarrfikësve po luftojnë me flakët, transmeton Telegrafi.


1 280

Zjarret që kanë detyruar 19,000 njerëz të largohen, kanë shkatërruar habitatet e kafshëve të egra, koshere bletësh dhe toka bujqësore. Këto zjarre konsiderohen si fatkeqësia më e keqe që ka goditur Rodosin.

2 69

Rodos është shtëpia e drerit Dama-Dama, një specie e mbrojtur që jeton në pyjet me pisha dhe selvi, ku mund të gjejë ujë gjatë gjithë vitit.

3 55

Mediat greke raportojnë se autoritetet besojnë se zjarri ishte zjarrvënie dhe se ka nisur një hetim policor për zjarret.

4 35

Vassilis Vathrakogiannis, nga Shërbimi Zjarrfikës i Rodos, u tha gazetarëve se vala e të nxehtit mund të mos jetë fajtore për zjarret e mëdha.

5 34

“Zjarret janë ndezur nga dora e njeriut. Do të zbulojmë nëse ka qenë pakujdesia apo dikush e ka ndezur me dashje zjarrin. Ftojmë njerëzit të raportojnë çdo informacion të dobishëm. Sapo të kemi informacion të plotë, do të informojmë publikun. Hetimi është në vazhdim", tha Vathrakogiannis.

6 19

Një video që qarkullon në rrjetet sociale në Greqi tregon zjarrin që shfaqet nga hiçi.

Një zyrtar i zjarrfikësve tha se zjarret në pyje në Rodos kanë prekur 10 për qind të hoteleve në pjesën qendrore dhe juglindore të ishullit. Pjesa veriore dhe perëndimore nuk u prekën. /Telegrafi/

https://twitter.com/princess_D2011/status/1683201767985541120?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1683201767985541120%7Ctwgr%5E2906ad887c56c397413e64413330c306fac90d37%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Ffoto-satelitske-snimke-pokazuju-pustos-nastalu-zbog-pozara-u-grckoj%2F2482303.aspx