Pamje rrëqethëse të papara më herët, japin një pasqyrë brenda katastrofës bërthamore të Çernobilit.

Imazhet e tmerrshme përfshijnë foshnja me “bisht peshku”, të rinj me fytyra të mbuluara me shenja të çuditshme dhe fëmijët me kancer të llojeve të ndryshme.


2 84

Dokumentari i ri “Chernobyl: The Lost Tapes”, tregon koston e vërtetë që e ka paguar njerëzimi si rezultat i kolapsit radioaktiv, transmeton Telegrafi.

3 72

Fotografitë tregojnë efektet e tmerrshme të katastrofës bërthamore – ku shumë njerëz ecnin pa pajisje mbrojtëse.

4 55

Kjo katastrofë bërthamore pati ndodhë më 26 prill të vitit 1986, në njësinë numër katër të centralit bërthamor në afërsi të Prpyat në veri të Ukrainës.

5 41

Stafi thuhet se kishte bërë një gabim fatal gjatë testimeve që shkaktoi shpërthimin e reaktorit – gabim ky që është dokumentuar edhe përmes një projekti të HBO-s i quajtur Chernobyl.

6 38

Mbi 100 mijë njerëz u patën e vakuar dhe një rreze prej 20 milje ishte rrethuar – duke bërë që asnjë njeri të mos i afrohet, madje kjo zonë edhe sot shumë pak frekuentohet. /Telegrafi/

7 32

8 25

9 23