Oliver Burkeman
Mes eksperiencave më “drithëruese” të jetës moderne, është një që më ndodh shpesh, por me siguri jo vetëm mua. Ulem të pi diçka me një mik, i cili më këshillon një libër a një film që sipas tij do të më pëlqejë, dhe pastaj, pa e kërkuar fare unë vetë, nis të shoh reklamën online.
Nuk është për t’u habitur që qarkullojnë zëra se Facebook-u përdor mikrofonin e celularit tonë për të na përgjuar. Është pothuaj me siguri i rremë: aplikacionet dhe faqet e internetit mbledhin tashmë kaq shumë të dhëna rreth nesh, saqë nuk kanë nevojë për truke të tilla: kemi vetëm ndjesinë që po na spiunojnë.
Por, ka një tjetër arsye përse rrjeti na njeh më mirë sesa mendojmë: jemi shumë më normalë, ngase besojmë se jemi. Duke ditur diçka rreth meje, si Facebook-u, si miku im përfundojnë duke më këshilluar të njëjtat gjëra, sepse konstelacioni im i interesave është shumë më pak i veçantë, e si pasojë më i parashikueshëm nga sa do të më pëlqente të besoja.
“Nuk je edhe aq i veçantë”, mund të jetë një fyerje (si të thuash i gjori, mendon se kushedi kush është), dhe ndonjëherë një shprehje dashurie, si mesazhi që u bë viral në vitin 2012, ku mësuesi amerikan i shkollës së lartë David McCullogh, u bënte thirrje studentëve të tij të mos bëheshin të palumtur, duke u përpjekur të tregonin se ishin në qendër të universit. Shpeshherë është edhe akuzë që më të moshuarit ua bëjnë më të rinjve.
Por, ky është vetëm një shpërqendrim nga fakti brutal statistikor që në bazë të cilitdo parametër, dhe me gjithë kushtet e tjera të mirëqena, është e qartë se jemi normalë. Privuar nga çdo lloj vlere gjykimi, është kjo domethënia e fjalës “normale”.
Ka shumë mundësi që inteligjenca jonë, krijueshmëria jonë, shijet tona kulturore apo dashurore, mënyra se si bota na ka keqtrajtuar, janë më pak të çuditshme apo ekstreme nga sa mendojmë, mbi të gjitha po të kemi parasysh se gjithsecili prej nesh ka arsye të forta për të besuar të kundërtën. Ose për ta thënë me fjalë të tjera: të mendosh se je i/e veçantë është vetëm një nga mënyrat e shumta për të qenë normal. Është fenomeni i famshëm, i njohur si “superioriteti i gënjeshtërt”, që shpjegon pse shumica e njerëzve mendojnë se janë mbi mesataren për mënyrën si ngasin makinën, për mungesën e paragjykimeve dhe për shumë arsye të tjera të ndryshme. Dhe, funksionon edhe në të kundërtën: sindroma e mashtruesit është pikërisht ajo e atyre që mendojnë se janë të veçantë, por në një kuptim negativ.
Problemi është se duke menduar që jemi më pak normalë nga sa jemi në të vërtetë, pozitivisht apo negativisht, na bën të pakënaqur, duke na bindur se jemi pazakonshmërisht të këqij, ose na detyron të izolohemi dhe të rrimë në mbrojtje, sepse mendojmë që jemi shumë të mirë.
Kjo sjellja e fundit nënkupton gjithashtu që cilido aspekt i jetës apo eksperiencës, absolutisht normal – për definicion, pothuaj të gjithë – na duket si mospërfillje, apo sfidë ndaj identitetit tonë. “Mos harroni asnjëherë, se çdo mendje plazmohet prej eksperiencave më të zakonshme”, shkruante poeti francez, Paul Valery. “Të thuash se diçka është normale, do të thotë të thuash që është mes gjërave, që kanë dhënë më shumë kontribut në formimin e ideve tona më themeltare”.
Të përçmosh normalen, do të thotë të përçmosh gjithçka që na ndodh. Edhe ta bësh këtë, sigurisht që është normale, por është edhe realiteti i sigurtë për një jetë të palumtur. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara