Nga: Agim Baçi
Politologu i njohur, Ivan Krastev, në një studim të gjatë lidhur me krizën e sotme të demokracisë, thekson faktin se kriza më e madhe ka të bëjë me krizën tonë ndaj besimit, e më së pari ndaj besimit se mund të ndryshojmë.
Dhe, në fakt, gjithkush nga ne sot mendon se di më shumë sesa paraardhësit, por njëkohësisht beson se ka më pak fuqi për të ndryshuar realitetin sesa paraardhësit. Po çfarë nuk shkon në këtë epokë ku gjithsecili denoncon, jep fakte, dërgon në rrjetet sociale foto skandalesh, dhe sërish mundësia për ndryshim mbetet gjithnjë e më e paktë, dhe se qeveritë dhe personat që e mbështesin qeverinë vijojnë të zgjerojnë pushtetin e tyre?
Një analizë e politologëve që merret me këtë çështje, vë theksin te humbja e debatit ideologjik. Pra, në këtë komunikim me kaq shumë miq virtualë dhe pak realë, shumëkush nga ne nuk e ka më të qartë kufirin mes atij që mund të konsiderojë mik dhe atij që ka armik. Pra, kontrolli ynë për të dhënat rreth nesh, për njohjen me skandale, nuk përkthehet në një instrument që të dimë për të zgjedhur më mirë. Në Shqipëri, p. sh., paradoksi është më se i dukshëm – mbi 70 për qind e shqiptarëve e shohin prej disa vitesh të ardhmen jashtë Shqipërisë, dhe sërish rezulton se po të votohet sot, qeveria ka vota për të mbajtur pushtetin që qytetarët nuk e duan!
Ky paradoks nuk ndryshon edhe kur botohen skandale, e as kur emra të korruptuarish nuk janë më sekret. Po pse sot në këtë fuqi të madhe të transparencës, të denoncimit, të nxjerrjes së fakteve, mbetemi kaq të pafuqishëm për ndryshim?
Sociologu i famshëm, Niklas Luhman, në librin e tij, “Teoritë e shoqërisë”, shprehet se “besimi është akt themelor i jetës sociale”. Pra, ne kemi faktet, por kemi humbur besimin. Ne kemi faktet, por kemi humbur fuqinë tonë dhe qëndrimet morale përballë së keqes, përballë të padrejtës. Sepse, ne publikojmë qëndrime në rrjete sociale, por nuk bëhemi bashkë në një protestë kundër së keqes, kundër mashtrimit, kundër atyre që vijnë si të fortë për të na rrëmbyer votën.
Sa nga ne e dënojnë sot shpifjen, gjuhën e urrejtjes?
Sa nga ne i refuzojnë politikanët që krenohen se arrijnë të vënë në vështirësi kundërshtarin përmes bulizimit, përmes sajimit të fakteve, sajimit të gënjeshtarëve, të linçimit dhe jo të dhënies së argumenteve?
E, nëse ne nuk arrijmë të jemi ndëshkues ndaj atyre që na gënjejnë, që mashtrojnë që përhapin dhunë, që ushqejnë urrejtjen, që bulizojnë, atëherë, përse duhet të presim ndryshimin?
Pra, ne sot jemi përballë faktit se, jo se nuk dimë për politikat e mbrapshta, por përballë faktit se këto që dimë sot nuk i përkthejmë në qëndrime morale, në reagime vetjake për të drejtën. Ideja se “populli e di” nuk ka asnjë kuptim nëse ne nuk e mbrojmë të drejtën duke kërkuar aleancë të fortë.
Nëse nuk reagojmë, qeveria do ta kontrollojë gjithnjë e më shumë zemërimin tonë, duke na dhënë iluzionin se kemi demokraci përmes denoncimit në rrjete sociale, ndërkohë që këto qëndrime të veçuara, egoiste të secilit prej nesh, mbeten thjesht në linçime e jo bashkim për një kauzë të drejtë. Madje, në jo pak raste gjithçka mbetet thjesht në linçime anonime, në sharje. Këto qëndrime të veçuara, egoiste, më shumë se sa fuqinë për të ndryshuar, forcojnë hijen e komploteve rreth nesh – “komplote” që u shërbejnë më së shumti atyre që duan të kontrollojnë këtë zemërim të qytetarëve ndaj keqqeverisjes përmes asaj që na e shesin për transparencë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
BABA
Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”
Thënie shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova