Kjo enigmë djallëzore, ku kërkohet të gjendet personazhi i fshehur, ka bërë shikuesit të hapin sytë me habi - ndërsa është lehtë të kuptohet pse.

Diku në mesin e këtyre drerëve, gjendet një ari i cili ka aftësi shumë të mira për kamuflim, transmeton Telegrafi.


Kjo skenë festive, është punimi fundit i artistit hungarez Gergely Dudas, i njohur si Dudolf, që ka krijuar një varg ilustrimesh të tilla.

ilustrimi foto 2 Në këtë mes ndodhet një ari

Ai është popullarizuar në fund të vitit 2015, kur punimi dinak me një panda të fshehur në mesin e dordolecëve, u shpërnda me shpejtësi në internet.

“Babagjyshi është i frikësuar, pasi mes drerëve të tij ndodhet një ari dhe po përpiqet ta gjejë, në mënyrë që të mos sulmohet prej tij”, është tregimi për këtë vizatim.

ilustrimi foto 3 Vetëm ata me shikim të përkryer e kanë gjetur pa ndihmë

Megjithëse duket si një lojë fëmijës, është një prej enigmave më të vështira deri më tash. /Telegrafi/