Marrëdhënia mes Valbonës dhe Laertit në Big Brother VIP Albania ka qenë temë e nxehtë diskutimi, veçanërisht pas një momenti kur Valbona i tha Laertit se ai nuk shpreh dashuri në të njëjtën mënyrë si ajo.

Në atë moment, Laerti u përpoq ta puthte, por Valbona u tërhoq, duke i thënë: "Unë dua të të puth kur dua vetë, jo kështu”.


Ky moment u komentua edhe në Fun Club, ku Heidi e pyeti Ilnisën nëse mendonte se mes tyre kishte ndjenja të vërteta.

Ilnisa u përgjigj duke habitur të pranishmit: "Duke njohur Laertin, nuk mendoj se ai ka ndjenja për Valbonën. Më shumë, ajo i kujton dikë nga jashtë”.

Kjo deklaratë ngjalli kureshtje, duke bërë që Ronaldo të pyeste nëse bëhej fjalë për një ngjashmëri fizike, mendore apo intelektuale.

Foto: Screenshot/YouTube

Heidi përmendi një intervistë të mëparshme të Laertit dhe pyeti nëse personi në fjalë kishte lidhje me atë që ai kishte përmendur më parë.

Ilnisa shtoi: "Valbona ia kujton realisht dikë nga jashtë dhe ai është i përmalluar”.

Kjo e bëri Shqipes të kujtonte një deklaratë të Rozana Radit në Prime: "Ti je i dashuruar".

Kur Heidi pyeti nëse Rozana e njihte këtë person nga jashtë, Ilnisa mohoi: "Nuk di që Rozana të njohë dikë nga jeta e Laertit, as vetë Laertin për atë që ai përfaqëson”.

Biseda vijoi me një debat mbi karakterin e Valbonës dhe ngjashmërinë e saj me personin që Laerti kishte pasur në jetën e tij.

Ronaldo tha me ironi: "Intelektualisht jo, se nuk besoj që Laerti ka pasur ndonjë të dashur që nuk di çfarë është Auschwitz-i apo Holokausti”. /Telegrafi/