LAJMI I FUNDIT:

‘Illyrian Fight Night II’, një muaj na ndanë nga përballja mes shqiptarëve dhe të huajve

‘Illyrian Fight Night II’, një muaj na ndanë nga përballja mes shqiptarëve dhe të huajve
Pllakata e garuesve dhe data dhe muaji kur do të mbahet ky organizim madhështor

Edhe një organizim i jashtëzakonshëm vije nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Sukseset e mëdha të sportistëve shqiptarë në Zvicër dhe më gjerë ka bërë që organizatorët të mendojnë edhe për një natë speciale për tifozët dhe të gjithë pjesëmarrësit.

Stafi i IFN ka organizuar mbrëmjen e madhe në sportet luftarake si kik boks dhe taj boks me moton ‘Albania vs Europe’.


Në fakt ky është organizimi i dytë i ‘Illyrian Fight Night’, ku kik boksierët dhe taj boksierët shqiptarë do të ndeshen me ata evropianë.

Vitin e kaluar kjo ngjarje kishte mbledhur mijëra tifozë ku ishin argëtuar pa masë me spektaklin e organizuar.

Shkodran Veseli do të tentojë ta mbrojë këtë rryp

Kjo ngjarje do të mbahet në qytetin e bukur të Zvicrës ‘Winterthur’ në sallën ‘Eulachhalle’, me datën 25 shkurt të këtij viti.

Kampioni i padiskutueshëm shqiptarë, Shkodran Veseli do ta mbrojë për herë të parë titullin botëror në IFN dhe do të ndeshet ndaj kampionit që mbanë rrypin e WBC dhe Enfusion, Diogo Calado.

Një tjetër meq interesant pritet të jetë edhe mes Fahir Batjarit dhe Rico Ramba Giger për titullin e botës.

Herolind Krasniqi do të ndeshet me Marco Bigos për titullin e më të mirit në Evropë.

Ndërkohë për titullin e më të mirit në Zvicër, do të ndeshet Bashkim Selmani me Jordan Abreu në garën e boksit tajlandez.

Sportistë tjerë që do të marrin pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme janë edhe: Igor Desku,Edi Shehaj,Flamur Hajdari,Granit Mazrekaj,Valdrin Ingrishta,Fitim Kasumaj dhe të tjerë.

Të gjitha luftërat për trofe do të zhvillohen nga pesë raunde që do të jenë nga tre minuta secili raund.

Gjithçka rreth këtij organizimi madhështor Telegrafi do të ju mbajë të informuar juve adhurues të sporteve luftarake. /Telegrafi/

Pllakata e garuesve, data dhe muaji kur do të mbahet ky organizim madhështor

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori