LAJMI I FUNDIT:

Iljaz Ramajli: Delegatët e ’89-tës ishin në pozitë më të vështirë se ne

Iljaz Ramajli: Delegatët e ’89-tës ishin në pozitë më të vështirë se ne

Ish-kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, derivat i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, Iljaz Ramajli, sot në 29 vjetorit e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, ka folur në ‘RADIO 1’.

Në bisedë me Kryeredaktorin e ‘RADIO 1’, Fitim Behlulin, Iljaz Ramajli ka kujtuar ngjarjet në kontinuitet të përpjekjeve të atij brezi për Liri dhe Pavarësi.

Duke analizuar rrjedhën e ngjarjeve të kohës, Ramajli është shprehur se mendon që delegatët e ish-Kuvendit Krahinor të Kosovës, të vitit 1989, (10 që votuan kundër) ishin në pozitë më të rëndë se sa ata të 2 korrikut 1990.

“Kujtojmë dhe mos të harrojmë se delegatët e 23 marsit 1989, ishin në pozitë më të vështirë se sa ishim ne. Riza Luka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi dhe disa të tjerë, 10 gjithsej, për mendimin tim e kishin më vështirë. Në atë situatë ata duhej të ndahen dhe të votonin kundër suprimimit të Autonomisë. Ai vendim nuk kishte aprovim pro, nuk kanë votuar delegatët shqiptarë, por këta ishin që duke rrezikuar çdo gjë dolën kundër dhe rrezikuan jetët e tyre dhe të familjeve. Ndërsa ne më 2 Korrik 1990 e kishim më lehtë, kjo sepse kishim veç përkrahjen e popullit, nuk kishte lëkundje. Ishim në drejtim dhe çështja veç u afirmua nga ata të 89-tës. Ndaj me respekt sot i kujtoj ata delegatë dhe delegatët e asaj përbërje të 1990-tës. Ne jemi krenarë që kemi kryer një detyrë”, deklaroi Ramajli.

Duke folur për distancën kohore të zhvillimit të ngjarjeve, Ramajli ka thënë se ngjarjet e mëvonshme që do të ndodhnin në Kosovë dhe ish-Jugosllavi do të dëshmonin se delegatët e 2 korrikut dhe 7 shtatorit kishin plotësisht të drejtë.

Ai shton se sublimimi i përpjekjeve të 7 Shtatorit ishte lufta e lavdishme e UÇK-së.

“Ngjarjet e mëvonshme që ndodhën, dëshmuan që në kohën kur u morën vendimet e 2 korrikut dhe 7 shtatorit ishin akte mbrojtëse dhe pozicionuese në kuptimin politik dhe kushtetues, lidhur me rrjedhën e ngjarjeve në ish-Jugosllavi, ku qartë shihej se Serbia dëshironte ta vendoste supermacinë e saj. Ngjarjet që ndodhën më vonë, sidomos lufta e përgjakshme në ish-Jugosllavi dhe lufta e lavdishme e UÇK-së, dëshmojnë më së miri se ne kishim të drejtë që në atë kohë i bëmë të ditur Serbisë dhe faktorit ndërkombëtarë aspiratën dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha Ramajli në ‘RADIO 1’.

Ramajli duke bërë një krahasim në mes të kushtetutës së Kaçanikut dhe kësaj aktuales, ndër të tjera u shprehë, se: “Kushtetuta e Kaçanikut është punuar nga Komisioni Kushtetues me numër të madh profesorësh të nderuar që nuk duhet ti harrojmë. Kushtetua që sot e kemi deri në 40% është e ndikuar drejtpërdrejt nga Pako e Ahtisarit. Pra ky është dallimi. Megjithatë unë them që kur të vie koha kësaj të sotmes do i bëjmë disa përmirësime”, tha ai.

Ramajli shton se e përbashkëta shtatorëve 1990 dhe 2019 është skamja dhe mungesa e sundimit të ligjit.

“Në këtë atmosferë të zgjedhjeve kushdo që kërkon votë duhet të ketë parasysh vuajtjet që populli ynë i ka kaluar qysh para viteve 1980”, përfundoi Ramajli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori