Ilir Shaqiri për 28 Nëntor: Gëzuar, Kombi i dritës

Sot anë e mbanë trojeve shqiptare festohet Dita e Flamurit, 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Kanë qenë të shumta urimet që janë bërë për këtë festë e po ashtu edhe organizime të ndryshme me rastin e këtij viti jubilar.
Një urim në ditën speciale e bëri edhe artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri.
“Gëzuar, KOMBI I DRITËS...!”, nis postimi i Shaqirit.
“Me njomësinë e pavenitur të bashkimit në mendjet e në zemrat tona, për të përmbushur amanetin e paraardhësve tanë mendjendritur e të lavdishëm, Shqipërinë e Bashkuar - Shqipërinë etnike”, tha më tej këngëtari.
Krahas në Shqipëri, për 28 Nëntor u bënë organizime të shumta edhe në Kosovë. /Telegrafi/

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































