Në takimin e mbajtur më 1 mars, Bordi i Drejtorëve të KOSTT pas një procedure të hapur dhe konkurruese ka marrë vendim që të emërojë Ilir Shalën, kryeshef ekzekutiv të KOSTT.
Për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv kanë aplikuar 11 kandidatë, 4 prej të cilëve kanë qenë në listën e ngushtë.
Ilir Shala është magjistër në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Prishtinës si dhe magjistër në menaxhim të shërbimeve dhe lidershipit nga Rochester Institute of Technology (RIT Kosovë). Shala ka një eksperiencë mbi 18 vjeçare në sektorin e energjisë.
Në periudhën 2003-2006, ai ka mbajtur pozitën e drejtorit të Departamentit për Projekte dhe Investime në Divizionin e Transmisionit dhe Dispeçingut në KEK, pozitë me të cilën ka vazhduar edhe në KOSTT, që nga themelimi në vitin 2006.
Nga muaji qershor i vitit 2017 deri më tani, Shala ka mbajtur pozitën e zv.Kryeshefit Ekzekutiv për Zhvillim në KOSTT.
Shala ka ndjekur programe të ndryshme të lidershipit përfshirë dhe programin International Visitor Leadership Program (IVLP), me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit si dhe është anëtar aktiv i KUSA (Kosovo United States Alumni).
Bordi i KOSTT-it është i përbërë nga Gani Jashari – anëtar, Afrim Prekazi – anëtar, Nebih Zariqi – anëtar dhe Ilir Shala – kryeshef ekzekutiv.
Në mbledhjen e Qeverisë në fund të muajit shtator të vitit 2017, kryeministri Ramush Haradinaj kishte shkarkuar 10 drejtorë të bordeve të ndërmarrjeve publike.
Drita Konxheli, Musa Misini e Anita Cucoviq ishin drejtorët e shkarkuar nga Bordi i kaluar i KOSTT-it. /Kallxo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Cilësia e derivateve, MINT dhe Dogana me marrëveshje për kalimin nga laboratorët privatë në ata shtetërorë

DhTIK kërkon nga Qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos të lejojë rritjen e çmimit të energjisë

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës