Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka postuar një mesazh urimi për Shqipërinë dhe Kosovën lidhur me sukseset e arritur në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’.

Mundësi nga Shqipëria, Zelimkhan Abakarov, arriti sukses duke triumfuar në finale dhe duke rrëmbyer medaljen e artë.


Medalje të artë për Kosovën solli xhudistja Distria Krasniqi, e cila po ashtu doli fituese në finale.

“Shqipëria dhe Kosova me Medalje Ari në Lojërat Mesdhetare!”.

“Urime mundësit tonë kampion Zelimkhan Abakarov dhe xhudistes Distria Krasniqi për suksesin e merituar!”, ka shkruar Meta në Facebook.

Kujtojmë që një tjetër medalje, atë të bronztën, Kosovës ia solli edhe Flaka Loxha. /Telegrafi/

telegrafi sport app