LAJMI I FUNDIT:

“Ilir Meta është i burgosur politik”, Blushi: Nëse i ndodh gjë në burg mban përgjegjësi Rama

“Ilir Meta është i burgosur politik”, Blushi: Nëse i ndodh gjë në burg mban përgjegjësi Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se Ilir Meta prej ditës së sotme është një i burgosur politik, kjo dhe për shkak të drejtësisë së kapur dhe në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Blushi tha se opozita do të intensifikojë aksionin politik dhe shtoi se nëse Metës i ndodh gjë në burg Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale.

“Vendimi i sotëm politik i kamikazëve të GJKKO për të lënë në arrest me burg, pa prova, fakte, presidentin e PL, Ilir Meta, i diktuar nga mafia antishqiptare dhe i urdhëruar nga Rama është një akt i rëndë që konfirmon rënin e shtetit ligjor, kapjen për fyti të drejtësisë, të vendosur në shërbim të narkoshtetit.


Ky vendim i turpshëm i neveritshëm i Gjykatës Kombëtares Kundër Opozitës konfirmon rrëshqitjen e Shqipërisë në diktaturë, nuk është gjë tjetër veçse vijim i agresionit të pastër terrorist të narkoshtetit kundër Ilir Metës, PL, pluralizmit dhe demokracisë që u konsumua nga Altin Dumani dhe ish hetuesi i diktatorës Arben Kraja.

Akti i burgosjes së Metës vjen pas skenarit për eliminim e tij fizik provon kapjen e institucioneve të drejtësisë, që janë kthyer në vrasës me pagesë të opozitës. Ilir Meta është sot i burgosur politik për shkak të qëndrimeve të tij në mbrojtje të interesit kombëtar.

Edi Rama ka kaluar çdo vijë të kuqe. E vetmja rrugë është përballja dhëmb për dhëmb”, tha Blushi.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori