LAJMI I FUNDIT:

Ilir Blakçori më i miri i xhiros së tretë në Albi Mall Superligë

Ilir Blakçori më i miri i xhiros së tretë në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Për xhiron e 3-të të Albi Mall Superligës ky çmim i takon mbrojtësit të majtë të KF Llapi, Ilir Blakçori.

Komisioni i veteranëve të futbollit vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë mbrojtësit të skuadrës llapjane, pasi në ndeshjen kundër Fushë Kosovës përveç se ishte stabil në mbrojtje ishte shumë i dobishëm edhe në fazën ofensive, duke shënuar një gol, që ia mundësoi K.F. Llapi t’i gëzohet fitores dhe të arkëtojë 3 pikët e radhës në Albi Mall Superligë.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Llapit, Ilir Blakçori e ndau Melisa Uka, specialiste e marketingut në Albi Mall.


Llapi fiton me përmbysje në udhëtim te Fushë Kosova
Lexo po ashtu Llapi fiton me përmbysje në udhëtim te Fushë Kosova

Pasi mori këtë çmim, Ilir Blakçori u shpreh i lumtur që skuadra e tij shënoi fitoren e radhës në elitën e futbollit në Kosovë.

“Është kënaqësi të shpallesh më i miri i xhiros. Për mua ky është çmimi i parë dhe ndihem tejet i vlerësuar. Kjo do të ishtë e pamundur pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe shtabin teknik, andaj shfrytëzoi rastin t’i falënderoj për bashkëpunimin. Këtë edicion e kemi nisur mbarë ndonëse kemi ndërtuar një ekip pothuajse të ri”.

“Na duhet akoma kohë që të komponohemi për të paraqitur në fushën e gjelbër më të mirën tonë. Atmosfera në ekip është e mirë dhe besoj që performanca jonë do të na dërgojë sa më lart në renditje”, ka thënë Ilir Blakçori për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/