LAJMI I FUNDIT:

Ilaçi “Entresto” për sëmundje të zemrës nuk figuron në Regjistrin e Barnave në RMV, pacientët e blejnë ilegalisht nga Serbia

Ilaçi “Entresto” për sëmundje të zemrës nuk figuron në Regjistrin e Barnave në RMV, pacientët e blejnë ilegalisht nga Serbia

Pacientët me insuficiencë kardiake në Maqedoni, i marrin barnat e nevojshme ilegalisht.

Kjo, pasi Ilaçi “Entresto”, për të cilin ata kanë nevojë, nuk është në Regjistrin e Barnave në vend, ndaj detyrohen ta bëjnë kontrabandë nga jashtë.

Shoqata Kombëtare “Zemra e guximshme” i bën apel Ministrisë së Shëndetësisë që ta përfshijë këtë ilaç në regjistër.


Pacientët me dështim të avancuar të zemrës luftojnë për të marrë ilaçet e tyre, ndërsa pagesën e kryejnë më buxhet personal.

Ilaçi “Entresto” zakonisht kontrabandohet nga Serbia fqinje, ku ky ilaç u kushton rreth 2000 denarë në muaj.

Në barnatore individuale në Shkup, ky ilaç mund të gjendet në dorë, por me çmim prej 4.800 denarë.

Nga Shoqata Kombëtare “Zemra e guximshme” kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që ta fusë këtë ilaç në regjistër, në mënyrë që të importohet në vend, që të mos bredhin dhe lypin jashtë vendit.

“Zemra e guximshme” qysh vitin e kaluar i ka dërguar një shkresë Ministrisë me kërkesë për prokurimin ligjor të barnave nga të cilat varen pacientët me insuficiencë të avancuar të zemrës, por deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori