IKSHPK: Ta mundim coronavirusin me kujdes e jo me frikë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi publik ka kërkuar nga qytetarët të iu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së, për parandalimin e coronavirusit.
IKSHPK thekson se coronavirusi duhet mundur me kujdes e jo me frikë, transmeton Telegrafi.
"Duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar ju mund ta parandaloni sëmundjen", thuhet në njoftim.
PA SHTRËNGIM DUARSH! PA PËRQAFIME!
QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!
LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!
AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENËN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!
KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!
Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 16 raste me coronavirus, 10 prej tyre janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe gjendja e tyre është stabile./Telegrafi/













































