LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK me këshilla si të mbrohemi nga cororanvirusi

IKSHPK me këshilla si të mbrohemi nga cororanvirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka publikuar disa këshilla për mbrojtje nga coronavirusi dhe sëmundjet ngjitëse.

Përmes këtyre këshillave ju mund ta mbroni veten dhe të mos sëmureni as vet, por as të tjerët.

“Larja e duarve me sapun ju mbron nga koronavirusi dhe nga sëmundjet ngjitëse! Kujdes me shëndetin tuaj dhe të qytetarëve! Shëndeti mbrohet nga çdonjeri duke kontribuar nē ruajtjen e shëndetit personal dhe të gjithë tjerëve! Lani duart! Leht për tu thënë, po shpesh harrohet! Me larjen e duarve keni shpëtuar jetën tuaj dhe plotë të tjerëve! Bëni një gjest të vogël LANI DUART në ruajtjen e shëndetit publik në këtë situatë të jashtëzakonshme të mbingarkesës së profesionistëve shëndetësor! Me larjen e duarve keni kursyer miliona euro shpenzime të panevojshme të institucioneve shëndetësore! Ju lutemi të na ndihmoni duke e ruajtur shëndetin tuaj dhe mjedisin tuaj ku jetoni”, këshillon IKSHPK-ja.


Po ashtu, Instituti ka njoftuar edhe për kontrollet që po bëhen në pikat kufitare të Kosovës, për udhëtarët në rast dyshimi me coronavirus.

Saktësisht në pikën kufitare në Han të Elezit, ku po qëndron një skip shëndetësore e Qendrës së Mjeksisë Familjare nga Vitia.

“Ekipi shëndetësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti vigjilente në pikën kufitare në Han të Elezit, duke zbatuar kështu rekomandimet e dhëna nga IKSHP nê Prishtinë, për kontrollën e udhëtarëve në rast dyshimi për koronavirus, në mënyrë që të bëhet parandalimi dhe përhapja e sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së. /Telegrafi/