LAJMI I FUNDIT:

IKSHP konfirmon: Dy pacientet e kthyera nga Italia nuk kanë coronavirus

IKSHP konfirmon: Dy pacientet e kthyera nga Italia nuk kanë coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se aqnalizat për dy pacientet e dyshuara me coronavirus kanë dal negative.

Dy paciente ishin kthyer nga Italia dhe ishin hospitalizuar në Klinikën Infektive, ndërsa u vizituan nga infektologet, ku edhe u bë testimi për coronavirus.


Testi ka rezultuar negativ, ndërsa IKSHP-ja ka thënë përmes një komunikate për medie se në Kosovë ende nuk ka person të infektuar me coronavirus.

Njoftimi i plotë:

Në Kosovë nuk ka koronavirus!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot pasdite ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK se dy paciente t kthyera nga Italia janë hospitalizuar në Kliniken Infektive, SHSKUK.

Pacientet u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive, u morën për testim laboratorik në virus SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR te dy pacientë. Testi ka rezultuar negativ domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori