LAJMI I FUNDIT:

“Ikonë e feminizmit”: Peticioni viral bën thirrje që Gisele Pelicot t’i jepet Çmimi Nobel për Paqe

“Ikonë e feminizmit”: Peticioni viral bën thirrje që Gisele Pelicot t’i jepet Çmimi Nobel për Paqe

Gisele Pelicot, një e mbijetuar e abuzimit seksual, cilësohet si një ikonë kombëtare në Francë për trimërinë e saj në gjykatë.

Tani një peticion që propozon që Pelicot t’i jepet Çmimi Nobel për Paqen është bërë viral në rrjete sociale.

Bëhet e ditur se Pelicot u bë e njohur globalisht për përballjen me ish-burrin e saj dhe dhjetëra sulmues të tjerë në një gjyq masiv për përdhunim, i cili mahniti Francën dhe e bëri atë “një ikonë të feminizmit”.


Tani, peticioni ka mbledhur tashmë rreth 90,000 nënshkrime në më pak se një javë.

“Askush nuk e meriton çmimin Nobel më shumë se Gisele Pelicot”, shkroi Catherine Mayer, një gazetare britanike që filloi peticionin.

Për gati një dekadë, ish-bashkëshorti i 72-vjeçares, Dominique Pelicot i dha asaj qetësues dhe e përdhunoi ndërsa ishte pa ndjenja dhe ftoi burra të tjerë në internet për ta bërë të njëjtën gjë pa dijeninë dhe miratimin e saj.

Në fillim të janarit, u arrestua themeluesi i faqes së internetit të përdorur nga Dominique Pelicot për të gjetur këta burra, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Raportohet se Gisele Pelicot ka tërhequr vëmendjen e mediave franceze dhe ndërkombëtare dhe grupeve të të drejtave të grave në mbarë botën me çiltërsinë dhe guximin që tregoi në gjyqin tre mujor kundër ish-bashkëshortit të saj dhe 50 burrave të tjerë, pasi ajo hoqi dorë nga e drejta e saj për anonimitet si e mbijetuar e abuzimit seksual.

Pelicot nxiti me sukses që seancat dhe provat – duke përfshirë videot e bëra vetë të ish-bashkëshortit të saj – të dëgjoheshin në gjykatë të hapur, duke këmbëngulur se “turpi duhet të bjerë mbi abuzuesit e saj, jo mbi të”.

“Ne ndajmë të njëjtën luftë”

Gjykata në qytetin jugor të Avignon e shpalli Dominique Pelicot fajtor për përdhunim dhe të gjitha akuzat e tjera të ngritura kundër tij në dhjetor, duke e dënuar me 20 vjet burg, maksimumin e mundshëm në Francë.

Një sërë dënimesh që shkojnë nga tre deri në 15 vjet burg u dhanë për 50 burrat e tjerë të shpallur fajtorë për përdhunimin e Gisele Pelicot.

Ndryshe, pas dhënies së dënimeve, Pelicot dha ​​një mesazh shprese.

“Dua ta dini se ne ndajmë të njëjtën luftë. Kur nisa këtë gjyq, doja që shoqëria të ishte dëshmitare e debateve që u zhvilluan këtu”, tha ajo.

“Tani kam besim në aftësinë tonë për të gjetur një të ardhme më të mirë ku të gjithë, gra dhe burra, mund të jetojnë në harmoni, respekt dhe mirëkuptim reciprok”, shtoi Pelicot.

Gisele u emërua Personaliteti i Vitit i Francës në një sondazh të opinionit francez të vitit 2024, duke mposhtur liderët botërorë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe Volodymyr Zelenskyn e Ukrainës.

Në vitin 2018, komiteti i Çmimit Nobel për Paqe ndau një çmim të përbashkët për luftën kundër dhunës seksuale për gjinekologun kongolez Dr. Denis Mukwege dhe aktivisten Yazide Nadia Murad.

Organizata japoneze Nihon Hidankyo – një lëvizje bazë e të mbijetuarve të bombës atomike nga Hiroshima dhe Nagasaki – mori çmimin në 2024. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Kalo në kategori