LAJMI I FUNDIT:

Ikja e të rinjve godet edhe klubin e njohur kosovar të hendbollit, Besa do të mbetet pa portierin më të mirë

Ikja e të rinjve godet edhe klubin e njohur kosovar të hendbollit, Besa do të mbetet pa portierin më të mirë

Ikja e të rinjve në kërkim të një jete më të mirë ka goditur edhe klubin më të mirë kosovar në hendbollin e pasluftës KH Besa.

Nga “Karagaçi” janë larguar dy lojtarë, në qershor do të largohet edhe portieri më i mirë në Kosovë si dhe të tjerë.

Trajneri i klubit më të suksesshëm kosovar sa i përket hendbollit, Arben Muçolli, këtë dukuri e vlerëson si alarmante.


“Është një fatkeqësi shumë e madhe për rininë tonë. Momentalisht të gjithë janë duke shikuar në drejtim të Evropës për kushte më të mira, edhe pse ekipi i hendbollit KH Besa ndër ekipet e vetme në Kosovë që plotëson kushtet, por të rinjtë tanë po lypin kushte edhe më të mira”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arben Muçolli.

Përkundër këtyre kushteve të mira financiare, KH Besën i janë larguar dy lojtarë ndërsa tani pritet të largohet edhe i treti.

“Deri më tani dy lojtarë tashmë kanë ikur, ndërsa tani pritet që edhe Haris Berisha të largohet që është ndër shtyllat kryesore të klubit”, shprehet më tej Arben Muçolli.

Haris Berisha që është edhe anëtarë i përfaqësueses së Kosovës, tregon arsyet pse ka marrë këtë vendim të vështirë.

“Kam marrë këtë vendim për të pasur një jetë më të mirë. Po shpresoj se do të jetë ashtu siç po mendoj unë…Klubi i hendbollit KH Besa është ndër ekipet më të mëdha dhe ka ofruar kushte shumë të mira që asnjë ekip tjetër nuk i ka. Por arsyet e mija janë personale pse po largohem”, deklaroi më tej Haris Berisha./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori