LAJMI I FUNDIT:

Ikën festat, por “Xhorxh Bush” në kryeqytet mbetet e bllokuar

Ikën festat, por “Xhorxh Bush” në kryeqytet mbetet e bllokuar

Edhe pas largimit të shtëpizave në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet, ajo mbetet e bllokuar për qarkullimin e veturave. Rruga, e cila është shndërruar në shesh për festat e fundvitit po parashihet të lëshohet në qarkullim vetëm për autobusët, taksitë dhe veturat emergjente. Kështu ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.

Musliu ka bërë të ditur se kanë rekomandim nga Policia e Kosovës që në rrugën “Xhorxh Bush” të kenë qasje vetëm linja tre dhe katër, jo autobus të linjave tjera, pasi sipas tij nuk shihet si alternativë për zgjidhje të kaosit, porse nuk është deklaruar se kur pritet të ndodhë kjo.

“Duhet bëhen disa intervenime me qëllim që rruga ‘Xhorxh Bush’ të përshtatet me projektin, i cili parasheh që në këtë rrugë me pas qasje autobusët, taksitë dhe veturat emergjente, në këtë rast, policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca. Jemi në diskutim, kemi edhe një rekomandim prej Policisë së Kosovës që në rrugën ‘Xhorxh Bush’ me pas qasje vetëm linja tre dhe katër, jo autobusë të linjave tjera dhe autobusë të cilët operojnë prej qyteteve tjera për arsyeje se nuk po shihet pastaj si alternativë për zgjedhje të kaosit, mirëpo pavarësisht asaj intervenimet duhet të bëhen në infrastrukturë me qëllim që rruga ‘Xhorxh Bush’ të përshtatët edhe për pjesën e sheshit ku kanë kamerë qytetarët, këmbësorët por në të njëjtën kohë ku do të kenë qasje autobusët, taksitë dhe veturat emergjente. Kjo rrugë po ashtu do të përshtatet edhe për hyrjen në parkingun nëntokësor, pra parkingu nëntokësor do të funksionojë me qasje, me hyrje nga rruga ‘Xhorxh Bush’, ndërsa pjesa tjetër do të ketë hyrje-dalje, ndërkaq nga rruga ‘Xhorxh Bush’ do të ketë vetëm hyrje, për arsyeje se nuk është e mundur të dyja”, ka thënë për KosovaPress Musliu.


Në anën tjetër, çështja e rikthimit të rrugës ose jo në qarkullim për vetura i gjen të ndarë qytetarët. Për disa nga ta është më mirë që të zgjerohet sheshi i Prishtinës, ndërsa ka të tjerë që konsiderojnë se është e rëndësishme që të ketë qarkullim edhe në këtë pjesë.

Asllan Janova është shprehur i pajtimit që sheshi të zgjerohet duke përfshirë edhe rrugën “Xhorxh Bush”, porse me kushtin që të ketë rrugë alternative për qarkullim.

“Është rritur numri i banorëve të Prishtinës dhe mendoj se ka nevojë të zgjerohet sheshi, por çfarë që nuk e kanë planifikuar një rrugë alternative për shkak të komunikacionit të ngarkuar, është dashtë me pas një rrugë… Më problem ka me qenë nëse qarkullojnë automjetet urbane, autobusi, ambulanca, por në qoftë se është marrë kjo iniciativë dhe fillon e përfundon, besoj se duhet me qenë më mirë. Ka nevojë me pas një shesh më të madh e më të bukur”, tha Janova.

Kundër rikthimit të kësaj rruge në qarkullim për qytetarët u shpreh edhe qytetari Mustaf Halili.

Sipas tij, rruga “Xhorxh Bush” është më mirë të shndërrohet në shesh, pasi konsideron se përparësi kanë këmbësorët.

“Rruga asnjëherë nuk është mirë të kthehet siç ka qenë, sepse gjithmonë duhet shkuar para dhe jo mbrapa. Kjo çfarë ka ndodhur këtu qe një muaj ka qenë mrekulli, risi për Prishtinën që nuk e kemi parë asnjëherë. Ne jemi popull që vështirë mësohemi por duhet mësuar njëherë në rend, të presim në kolonë dhe të shkojmë ku duhet dhe t’i japim përparësi njeriut”, tha Halili.

Por ndryshe mendon Mexhit Krasniqi, sipas të cilit ndalimi i qarkullimit për vetura në këtë rrugë po e ngarkon komunikacionin.

“Kjo rrugë e zgjeruar ka ndihmuar qytetarët për shkak se janë pa punë dhe kanë ku të shëtisin mjaft, ka hapësirë të duhur. Por, pak e ka ngarkuar komunikacionin në pjesë tjera ky lirim i rrugës dhe po mendoj se nuk ka nevojë gjithë ky shesh e hapësirë për të shëtitur, nuk po e shoh të arsyeshme… Prishtina është e ngarkuar, sa më shumë të lirohet komunikacioni është aq ma mirë, sepse mua si udhëtar më mjafton sheshi që është”, tha Krasniqi.

Sikurse Krasniqi mendon edhe Islam Shala, i cili është shprehur kundër që rruga “Xhorxh Bush” në kryeqytet të shndërrohet në shesh.

“Më së miri qysh ka qenë, sepse tash nuk po ka asgjë me kalu këndej. Fat i mirë ka qenë edhe me çelë autobusët me ecë nëpër qendër dhe të lirohet rruga. Dy orë, një ditë mezi kam shku në Ulpianë me veturë”, tha Shala.

Shtëpizat në rrugën “Xhorxh Bush” janë larguar të hënën.

Ajo ishte mbyllur për qarkullim nga 26 nëntori i vitit 2022, kur edhe Komuna e Prishtinës kishte filluar përgatitjet për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori