Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përmes një komunikate drejtuar mediave thotë se Qeveria e Kosovës ka dështuar të përllogarisë koston e jetesës së mijëra pensionistëve në mënyrë që t’i rrisë pensionet dhe t’i përshtatë ato edhe me inflacionin.
Sipas IKD-së ky mos-harmonizim përbën shkelje të të drejtave të qindra mijëra pensionistëve dhe dështim për t’i mbrojtur të drejtat që ua garanton ligji.
“Qytetarët e Kosovës, të cilët i kanë mbushur 65 vite jetë, pavarësisht nga historia e tyre e punësimit gëzojnë të drejtën e pensionit bazë, politikë pensionale e cila ishte vendosur si masë për zbutjen e varfërisë. Por, përkundër qëllimit të kësaj mase, si mjet jetik në luftën kundër varfërisë dhe mbrojtjes sociale të qytetarëve që kanë mbushur moshën e pensionit, ky qëllim nuk është përmbushur asnjëherë”, thuhet në reagim.
Tutje, theksohet se shuma e përcaktuar ndër vite ka qenë e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet minimale të përfituesve.
“Për më tepër, institucionet e Kosovës, respektivisht Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) për vitet e mëhershme, tani Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) nuk kanë ndërmarrë hapa adekuatë dhe nuk kanë zbatuar legjislacionin në fuqi për caktimin e lartësisë së pensionit.
Sipas Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, MFPT e ka për obligim që për secilin fundvit, t’i propozojë Qeverisë së Kosovës lartësinë e pensionit për vitin e ardhshëm, në pajtim me koston e jetesës dhe inflacionit. Në këtë kuptim, pensionet duhet të harmonizohen me koston e jetesës duke rritur shumën e pensionit që duhet paguar me të njëjtën përqindje bazuar në Indeksin e Kostos së jetesës të vitit paraprak”, vijon reagimi.
Mes tjerash, thuhet se “përkundër që është obligim ligjor, MFPT dhe Qeveria e Kosovës nuk propozuan dhe nuk morën vendim në pajtim me Ligjin për Skemat Pensionale të financuara nga Shteti dhe në pajtim me Ligjin mbi Metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensionit bazë në Kosovë dhe caktimin e datës për sigurimin e pensioneve bazë”.
IKD pohon se mospërshtatja e pensioneve duke e përllogaritur koston e jetesës çdo vit është shkelje e të drejtave të qindra-mijëra pensionistëve.
“Dështimi për t’i përshtatur pensionet me koston e jetesës është një dështim për t’i mbrojtur të drejtat që u ka garantuar ligji. Rrjedhimisht, kjo ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë situatë të vështirë jetese për këtë kategori që siguron jetesën bazuar në pensionin e shtetit”, vijon njoftimi.
“IKD, shpreh shqetësimin e thellë për moszbatimin e dy ligjeve themelore të cilat kanë në mbrojtje afërsisht 147 mijë pensionistë të Kosovës, të cilët mund të jenë në kufirin e varfërisë për shkak të mosveprimit të shtetit. Shteti ka për obligim që të ofrojë kujdes shëndetësor, strehim dhe shërbime shtesë për të siguruar standard mesatar të jetesës për pensionistët.
Andaj, IKD, kërkon nga MFPT dhe Qeveria e Kosovës, që të nisë së zbatuari të dy ligjet. Në të kundërtën, për interes publik ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha procedurat ligjore që kjo çështje të adresohet”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës