Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të shtunën ka publikuar raportin: “Integriteti i kandidatëve për Kryetarë të Komunave – Analizë e kandidatëve për Kryetar të Komunave që kanë probleme me ligjin”, ndërsa thuhet se nëntë kandidatë për kryetarë të komunave kanë probleme me ligjin.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) njofton se partitë politikë të cilët kanë kandiduar më së shumti persona të cilët kanë probleme me ligjin janë AAK dhe PDK me nga tre (3) kandidatë, pasuar nga LVV me dy (2) kandidat dhe nisma me një (1) kandidat.
“Më 17 tetor 2021, në Republikën e Kosovës do të mbahen zgjedhjet lokale në gjithsej 36 komuna. Sa i përket këtyre zgjedhjeve, IKD ka analizuar emrat e të gjitha kandidatëve për kryetarë të këtyre komunave dhe ka verifikuar nëse të njëjtit kanë probleme me ligjin, në kuptim të aktakuzave aktive dhe dënimeve të formës së prerë (në tri (3) vitet e fundit dhe dënimet më të vjetra sesa tri (3) vite). Në këtë analizë, nuk janë përfshirë kandidatët të cilët kanë pasur aktakuza, por që më pas janë liruar nga akuza me vendime gjyqësore të formës së prerë”, thuhet në njoftim.
Sa i përket kandidatëve të cilët në tri vitet e fundit kanë marrë dënime të formës së prerë, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në “rastin Etem Arifi”, të njëjtit nuk mund të kandidojnë fare në zgjedhjet lokale.
Sidoqoftë, IKD vlerëson se përpos kandidatëve të cilët kanë dënime të formës së prerë, në drejtim të promovimit të praktikave të mira qeverisëse, partitë politike duhet të sigurohen që të pastrojnë listat e tyre edhe nga kandidatët të cilët kanë aktakuza aktive.
Gjetjet e IKD-së tregojnë se edhe në këto zgjedhje, partitë politike nuk kanë pasur vullnetin për t’i pastruar listat nga kandidatët për kryetar të komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. Sipas gjetjeve të IKD-së, nga partitë e mëdha, përjashtim në këtë rast bënë LDK-ja.
Nga të gjithë kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave, IKD ka identifikuar një kandidat i cili në tri vitet e fundit ka dënime të formës së prerë, një kandidat me një dënim më të vjetër se tri vite derisa tetë kandidatë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri