Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj vendimit Nr. 4/20, të Qeverisë Haradinaj të miratuar më 20 dhjetor 2017 për ngritjen e mirëqenies ekonomike të një kategorie të pozitave të kabinetit qeveritar, përfshirë ngritjen e pagës së Kryeministrit, zëvendës kryeministrave, ministrave, këshilltarëve, dhe një kategorie të shërbyesve civilë.
Në reagimin e IKD-së thuhet se përmes këtij vendimi, pothuajse janë dyfishuar pagat e pozitave të lartë-përmendura. Paga e Kryeministrit të Kosovës, është ngritur në 2950 euro, paga e zëvendëskryeministrave është ngritur në 2500 euro, ndërsa pagat e ministrave me këtë vendim janë ngritur në 2000 euro.
“Për më tepër, Vendimi i Qeverisë, tejkalon kompetencat e përcaktuara me Ligj dhe me Rregulloren e Punës së Qeverisë, e cila në asnjë dispozitë të saj nuk përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e Qeverisë për caktimin e pagave apo kompensimit për Kryeministrin apo ministrat. Në bazë të Kushtetutës dhe ligjit të aplikueshëm në Kosovë, kompetentë për të vendosur lidhur me pagat e funksionarëve të lartë publik në Kosovë, veçanërisht për pozitën e Kryeministrit dhe ministrave është Kuvendi i Kosovës. Prandaj, ky vendim është i kundërligjshëm dhe ndërhyrje arbitrare e drejtpërdrejtë në kompetencat e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në reagimin e IKD-së.
Më tej vlerësohet se vendimi i miratuar nga Qeveria Haradinaj, përveç që është bërë në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm, i njëjti është bërë pa analizë ligjore adekuate dhe pa vlerësim apo konsultim lidhur me ndikimin financiar që ky vendim ngërthen në vete për buxhetin e pushtetit ekzekutiv dhe pushtetin gjyqësor.
Po ashtu thuhet se vendimi lidhur me ngritjen e pagave bie në kundërshtim me Kodin Penal të Kosovës, respektivisht nenin 424, i cili përcakton situatat e konfliktit të interesit në rastet kur zyrtarët e lartë shtetërorë marrin pjesë personalisht në ndonjë çështje zyrtare në të cilën ai apo ndonjë anëtar i familjes ose ndonjë person juridik që ka të bëjë me të ka interes financiar.
“Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2010, kishte miratuar Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit, duke ndërtuar standardin e nivelizimit të pagave për gjykatës dhe prokurorë me pagat në ekzekutivin e vendit, respektivisht pagat e Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurorit të Shtetit ishin barazuar me pagën e Kryeministrit të vendit. Duke marr për bazë numrin aktual dhe numrin e pozitave të lejuara për gjykatës dhe prokurorë, dhe pozitave tjera në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, pagat e të cilave janë të lidhura drejtpërdrejtë me pagat e kabinetit qeveritar, numri kalon 650 pozita, që brenda një viti kalendarik ka ndikim të madh financiar që mund të llogaritet në disa miliona euro”.
Sipas IKD-së, vendimi i Qeverisë së Kosovës, ka ngritur shqetësime edhe lidhur me faktin, se Qeveria, nuk ka dhënë sqarime nëse një vendim i tillë, do të zbatohet edhe në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial, marr për bazë obligimet ligjore që dalin nga neni 29 i Ligjit për Gjykatat dhe neni 21 i Ligjit për Prokurorin e Shtetit.
Po ashtu thuhet se heshtja e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, lidhur me sigurinë juridike për gjykatës dhe prokurorë, si pasojë e vendimit të qeverisë lidhur me ngritjen e pagave për kabinetin qeveritar, në praktikë cenojnë rëndë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
IKD rekomandon Qeverinë Haradinaj që të anuloj urgjentisht vendimin e kundërligjshëm për rritjen e pagave të pushtetit ekzekutiv.
Gjithashtu, rekomandon hartimin dhe miratimin e Ligjit për Pagat e Funksionarëve të Lartë të Shtetit, i cili duhet të reflektojë standardin e ndërtuar në Kushtetutë për barazinë e pushteteve dhe ofrimin e sigurisë juridike për bartësit e funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës