Idrizovë, i burgosuri me burg të përjetshëm arratiset nga burgu, gjendet në çatinë e burgut

Shtetasi shqiptar, A.D, i cili është i dënuar me burg të përjetshëm për grabitje dhe vrasje, mbrëmë ka arritur të ikë prej dhomës së burgut.
Sot në mëngjes ai është gjetur në çatinë e burgut të Idrizovës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas autoriteteve, i dënuari në dhomën e tij ka qenë gjatë kontrollit në orën 19:00, por në orën 7 të mëngjesit është vërejtur se është arratisur.
Ai ka arritur të këpusë hekurin mbrojtës nga dhoma që ka qenë në katin e tretë por për një orë e gjysmë i arratisuri është gjetur në çatinë e burgut./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/02/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































