LAJMI I FUNDIT:

Idrizi: KGJK dhe Gjykatat po angazhohen për ngritje të transparencës

Idrizi: KGJK dhe Gjykatat po angazhohen për ngritje të transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK-së), Nehat Idrizi, ka thënë sot se gjykatat e Kosovës kanë arritur përparime të mëdha në zbatimin e publikimin e aktgjykimeve të gjykatave dhe se përmirësimi i transparencës së sistemit gjyqësor është identifikuar si prioritet i KGjK-së.

Në njoftim thuhet se kryetarët e gjykatave dhe stafi i gjykatave kanë ndërmarrë hapa për të përmirësuar transparencën, duke rritur ndjeshëm numrin e aktgjykimeve të gjykatave të publikuara në ueb faqet e gjykatave.

“Në mars të vitit 2017, kanë rezultuar më shumë se, 900 aktgjykime të publikuara në portalin e gjyqësorit në internet, duke shënuar një rritje të madhe nga 80 aktgjykime që ishin të publikuara në tetor të vitit 2016. Deri në dhjetor të vitit 2016 numri i aktgjykimeve të publikuara është rritur me rreth 350 që paraqet rritje mbi 300%”, bëhet e ditur në njoftim.


Sipas kryesuesit të KGjK-së, gjatë muajve të kaluar kryetarët e gjykatave dhe stafi i përfshirë në procesin e publikimit të aktgjykimeve, kanë bashkëpunuar me stafin e KGJK-së dhe stafin e Projektit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë, për të identifikuar metodat për përmirësimin e procedurave për publikimin e aktgjykimeve.

Ky grup ka hartuar procedurat standarde për veprim që janë projektuar për të përmirësuar edhe më tej procesin e publikimit të aktgjykimeve të cilat janë duke u shpërndarë tek të gjitha gjykatat.

“Në besojmë se udhëzimet për procedurat standarde të veprimit do të çojnë drejt efikasitetit më të lartë dhe përmirësimeve të vazhdueshme në publikimin e aktgjykimeve gjyqësore. Andaj, jam mirënjohës për kontributin e dhënë nga kryetarët e gjykatave dhe stafi i tyre – puna dhe përkushtimi i tyre është qenësor për një gjyqësor efikas dhe transparent”, u shpreh Idrizi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori