Të lejohen apo jo vajzat e reja të bartin shaminë në shkollat e Kosovës – veçanërisht vajzat e shkollave fillore dhe të mesme – kjo para se gjithash është çështje identiteti dhe orientimi. Mirëpo, çka fshihet pas këtij debati dhe insistimi të vazhdueshëm për të bartur shaminë?
Që të flasim për identitetin evropian dhe integrimin perëndimor të familjes kosovare, kjo do të ndihmonte më shumë të rinjtë kosovarë të gjykojnë më mirë dhe më lirshëm për të ardhmen e tyre. Debati për të ardhmen evropiane të vendit tonë do të ndihmonte të kuptohej më drejtë edhe debati rreth shamisë. Çfarë roli ka shamia për të arritur sukses më të mirë në shkollë? Sa do ndihmojë shamia në identifikimin e një të riu si evropian dhe ardhmërinë e tyre evropiane? Sa është e rëndësishme shamia për një të re? Sa do t’i ndihmojë shamia një vajze në jetë dhe si do të ndihmojë ndërtimin dhe karrierën e saj profesionale?
Debati rreth shamisë është duke shkaktuar huti duke dezorientuar shumë të rinj, dhe jo vetëm. Për më tepër, shamia është duke pushtuar rrjetet sociale duke ngjallur urrejtje dhe duke shkaktuar ndasi në mes të qytetarëve. A kanë qytetarët e Kosovës kohë të mjaftueshme për të folur për shaminë? A është shamia aq e rëndësishme sa të pushtojë mendjen e qytetarëve dhe të bëjë të harrohen problemet jetike?
Debati rreth shamisë duhet të na ndihmojë të ndriçohet pse shamia prezantohet si aq e vlefshme për të ardhmen e një të riu apo të reje dhe e rëndësishme për jetën e qytetarit. Pse shamia është e nevojshme në shkollë? Sa është e rëndësishme ajo për të ardhmen e një vajze? Çfarë ndikimi ka shamia tek nxënësit tjerë? Çfarë mesazhi përçon shamia dhe sa përjashtuese është për vajzat që e bartin apo edhe për vajzat që nuk e bartin atë? Kjo është shqetësuese dhe me këtë duhet të merremi!
Debati për shaminë është përçarës, përjashtues dhe i dëmshëm. Kush fiton dhe kush humb nëse shamia lejohet në shkolla? Është e sigurt, humbim të gjithë! Në veçanti humbin vajzat e reja në emër të të cilave flitet dhe përçahet shoqëria dhe kombi ynë. Këto vajza të pafajshme më vonë do ta kuptojnë se rrugëtimi i tyre me shami është i shkurtër, zhgënjyes dhe përçarës. Këtyre vajzave i duhet integrimi, jo përjashtimi. Këto vajza të pafajshme, në emër të të cilave flitet, do të vuajnë pasojat gjatë tërë jetës, me përjashtim të një numri të vogël të vajzave të cilat mund të përfitojnë dhe ndoshta edhe të vazhdojnë jetën e tyre në lindje, në Iran, Siri apo gjetiu.
A duhet heshtur para këtyre manipulatorëve të cilët shkaktojnë huti dhe dezorientojnë popullin?
Këto ditë kam biseduar me shumë qytetarë të thjeshtë, miq, kolegë dhe intelektualë. Kam dëgjuar deklaratat edhe të disa politikanëve, mendimi i të cilëve është i çuditshëm dhe izolues për të ardhmen e vendit tonë të dashur. Manipulimi me shaminë do të dezorientojë edhe më tej vajzat e reja, do të zhgënjejë edhe më shumë familjen Kosovare dhe do të tentojë të përçajë kombin tonë të dashur.
Por, kombi ynë ka rrënjë të thella në Evropë dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Tendencat për të përçarë kombin tonë janë të kota. Evropa është kontinenti ynë dhe vajzat dhe djemtë tonë janë Evropianë të devotshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame