LAJMI I FUNDIT:

Ideja më në trend për grimin në mbrëmjen e fundvitit!

Ideja më në trend për grimin në mbrëmjen e fundvitit!

Gjithçka ju duhet për të rënë në sy, sepse e kaltra i përshtatet secilës ngjyrë të syve në çdo stinë!

Në takimin e fundit të ‘The Voice UK’, Gwen Stefani eksperimentoi me penelin e kaltër të syve. Grimi i realizuar nga grimieri i saj, Gregory Arlt, rezultoi një sukses, duke u kthyer në dashurinë e re të vajzave në Instagram, në prag të mbrëmjes së fundvitit.

E kaltra elektrike është përhapur kudo në këtë sezon; tek buzët, tek sytë, flokët, madje edhe vetullat. Për të mos harruar mjekrat e meshkujve, me xixa të të gjitha ngjyrave!

E kemi parë edhe në sfilatën vjeshtë-dimër 2015 të Karen Walker, Ellie Saab apo Honor.


Me të kaltrën qëlloni në shenjë edhe në tonalitete më të hapura, si e kaltra e çelët, por kur guxoni me një të kaltër më neon, kthehet në aksesorin më të fuqishëm.

Ndaj, nëse nuk doni të kaloni pa u vënë re në mbrëmjen e fundvitit, tani e dini sesi.

Honor

Elie Saab

Karen Walker