ICC "nis hetimin" ndaj Hungarisë për dështimin në arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu

Gjyqtarët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare duan që Hungaria të shpjegojë pse dështoi në arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kur ai vizitoi Budapestin në fillim të këtij muaji.
Në një dosje të lëshuar vonë të mërkurën, gjykata me bazë në Hagë nisi “procedurat” kundër Hungarisë pasi vendi i mirëpriti Netanyahun në tapetin e kuq, pavarësisht një urdhër-arresti të ICC-së për krime kundër njerëzimit në lidhje me luftën në Gaza, përcjell Telegrafi.
Gjatë vizitës, kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi se vendi i tij do të largohej nga gjykata, duke pretenduar në radion lokale se ICC "nuk ishte më një gjykatë e paanshme, jo një gjykatë e ligjit, por një gjykatë politike".
Udhëheqësi hungarez, i konsideruar nga kritikët si një autokrat dhe prishësi më intransigjent i BE-së në vendimmarrjen e bllokut, mbrojti vendimin e tij për të mos arrestuar Netanyahun.
ICC dhe organizata të tjera ndërkombëtare kanë kritikuar kundërshtimin e Hungarisë ndaj urdhrit kundër Netanyahut. /Telegrafi/










































