LAJMI I FUNDIT:

ICANN i hap rrugë ndryshimit të domain-it

ICANN i hap rrugë ndryshimit të domain-it

Interneti do të pësojë një ndër ndyshimet më të mëdha në histori, ndërsa kompanitë private ose përdoruesit që hapin adresa, mund të përdorin në vend të “com”, emrin e kompanisë së tyre ose çdo lloj prapashtrese.

Korporata për Emërtimet në Iternet (ICANN), një trupë globale për emërtimet e domain-ëve në internet, ka votuar pro ndryshimit të saj në bazë të preferencave. Kjo do të thotë se në vend të prapashtesës “com” ose “net” mund të vihet “telegrafi”, ose çdo lloj emërtimi i përzgjedhur nga bordi i një kompanie private.

Ndryshimet do të fillojnë prej 12 Janarit të vitit të ardhshëm. Aktualisht ekzistojnë 22 domain-e në botë. /Telegrafi/