Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka thënë se synimi i administratës amerikane është që të emërojë pikërisht personat që do të mund të zgjidhnin nyjet që kanë mbetur në çështjen e Bosnje e Hercegovinës dhe mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi.
“Sidomos me emërimin e Christopher Hill, i cili njihet te ne në vitet 98-99 shuttle dhe kur ishte ambasador në Shkup dhe ishe personi kyç që merrej me ‘shuttle diplomacy’. Ndërkohë ai ka pasë poste shumë më të larta gjatë karrierës së tij diplomatike dhe para disa vjetësh ishte pensionuar. Të kthehet nga pensionimi në Beograd nuk është vetëm për postin e ambasadorit. Pra, do ta ketë detyrë parësore zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi dhe duke pasë parasysh edhe natyrën diplomatike të tij, s’besoj që do të kemi shumë kohë, pra s’do të ketë vite për të arritur marrëveshjen. Kur kyçet një kastë e tillë diplomatësh nuk është se palët kanë aq shumë hapësirë manovruese”.
Ibrahimi në Klan Kosova ka thënë se në këtë drejtim Qeveria e Kosovës duhet të jetë më e angazhuar në tavolinën e negociatave derisa shtoi se edhe partitë politike s’duhet ta përdorin këtë temë për debate në Parlament që në fokus kanë interesin partiak.
“Këto mesazhe duhet të lexohen drejt edhe nga pala kosovare, nga e cila s’po e shoh ende një gjë të tillë sepse ne mund të vijmë para një akti ku na vihen dokumentet përpara dhe të mos jemi pjesë proaktive e përpilimit të këtyre dokumenteve. Pra, nëse vijmë te një qasje e tillë jo domosdoshmërisht do të marrim maksimumin. Prandaj, inkurajoj Qeverinë e Kosovës që të jetë më më syhapur dhe të bëjë përgatitje më të madhe për t’u bërë partner në tavolinën e dialogut, sepse nëse s’je proaktiv atëherë do të bëhesh reaktiv dhe do të reagosh prej propozimeve që mund të vijnë”.
Ndërkaq, për situatën e krijuar në Bosnje e Hercegovinë, Ibrahimi tha se ka tentativa për ndryshime kushtetuese për ta bërë atë një shtet që i adaptohet më shpejt realitetit të sotëm, meqë Marrëveshjen e Dejtonit e sheh si kalimtare për ta ndalë luftën dhe për t’i dhënë mundësi paqes.
“Diplomacia amerikane është e vendosur për të arritur një rezultat , përndryshe nga BE. Jam shumë i lumtur që e shoh një rikyçje të diplomacisë amerikane se tregon që rajoni i Ballkanit vazhdon të jetë në sferën e interesit strategjik amerikan”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi