Ibrahim Dresevic, një yll i ri në ngritje te Dardanët: Nuk i frikësohemi Suedisë dhe Spanjës, ishte vendim i lehtë për ta pranuar Kosovën

Ibrahim Dresevic është ylli i ri te Përfaqësuesja e Kosovës që ka filluar shkëlqimin.
Mbrojtësi qendror iu bashkua Dardanëve në shtator të vitit 2019, derisa debutimin e bëri pas një muaji në ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit 1-0.
24-vjeçari kishte luajtur për të gjitha grupmoshat e Suedisë, derisa në fund vendosi ta përfaqësojë Kosovën, pasi ai është shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi.
Dresevic ka luajtur deri më tani tetë ndeshje, por ai ngadalë po e fiton vendin e titullarit te Përfaqësuesja e Kosovës, ku është bërë njëri nga lojtarët më të dashur nga tifozët.
Ndeshjen e fundit qendërmbrojtësi ynë ishte fantastik në përballje ndaj Lituanisë, ku Kosova fitoi me rezultat 4-0.
Anëtari i Heerenveen ishte lojtari i ndeshjes pa pikë dyshimi, pasi paraqitja e tij në repartin defensivë nuk donte shumë fjalë, falë ndërhyrjeve të tij fantastike si dhe qetësinë që tregonte.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Dresevic flet për fitoren ndaj Lituanisë, ku ka deklaruar se ajo rrit moralin e ekipit.
Ai gjithashtu ka folur edhe për rolin e tij te Kosova, ndeshjet që zhvilloi me Suedinë, si dhe dy sfidat e radhës të Dardanëve.
Suedia dhe Spanja, çka prisni nga këto ndeshje? Dresevic: Të dyja do të jenë ndeshje të forta dhe ne duhet të përgatitemi. Ne do të luajmë ashtu siç luajmë gjithmonë. Nuk do të frikësohemi, do japim 100 për qind nga vetja.

























































