Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, sërish është siguruar që të jetë në qendër të mediave botërore.

Ai tash ka goditur me deklaratën e tij më të fundit, ku thotë se nuk ka synime personale.


Kjo sepse sipas suedezit, ai e ka pushtuar Anglinë për tri muaj të qëndrimit të tij.

“Unë nuk kam synime individuale pasi që tashmë i kam arritur të gjitha. Unë e pushtova Anglinë, dhe këtë e bëra për tri muaj”, deklaroi suedezi kontravers.

Ibrahimovic është në formë të mirë për Manchester Unitedin dhe prej tij priten gola qysh të dielën në superderbin ndaj Liverpoolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app