LAJMI I FUNDIT:

IADK akreditohet nga autoriteti kombëtar i kualifikimeve

IADK akreditohet nga autoriteti kombëtar i kualifikimeve

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), është e angazhuar për zhvillimin e bujqësisë dhe ngritjen e aftësimit profesional në fushën e bujqësisë. Për të siguruar të rinjtë dhe të rriturit të marrin kualifikime që do të njihen si ekuivalentë me ato të dhëna nga institucionet tjera në vend dhe jashtë vendit, IADK është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve –AKK për të ofruar, vlerësuar dhe certifikuar kualifikimin në sektorin blegtorisë. Pjesëmarrësit në këto trajnime do të certifikohen si Teknik i Blegtorisë, niveli i III sipas AKK

Akreditimi vlen për periudhën 14.12.2015 deri me 14.12.2018. Gjatë kësaj periudhe IADK do të formojë grupet e fermerëve për të trajnuar në sektorin e blegtorisë. Pjesëmarrësit të cilët do të ndjekin trajnimet do të certifikohen e cila certifikatë është valide dhe e njohur nga të gjitha institucionet e vendit.

Certifikata


Pas përfundimit me sukses të këtij profili, pjesëmarrësit përgatitën për të fituar kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës për Teknik të blegtorisë, si dhe vazhdimin e arsimimit në nivele më të larta.

Për me shume detaje rreth regjistrimit dhe kushteve tjera ju lutëm vizitoni zyrën e IADK-së në fshatin Sfaraçak i Ulët, Vushtrri; www.iadk.org. /Telegrafi/