LAJMI I FUNDIT:

Ia vodhi zinxhirin e arit nga qafa, Gjykata e dënon me 3 vite burgim dhe 1 mijë euro gjobë të akuzuarin nga Prizreni

Ia vodhi zinxhirin e arit nga qafa, Gjykata e dënon me 3 vite burgim dhe 1 mijë euro gjobë të akuzuarin nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit G.Sh.

“G. Sh është shpallur fjator për shkak se më datë 21 shkurt 2021, në orët e pasdites në Prizren, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, duke vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme apo të vrazhdë, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara V.K., bashkë me vajzën e saj ishte duke ecur në këmbë përgjatë trotuarit, kur arrijnë tek kryqëzimi i rrugës, i akuzuari G.Sh., i afrohet të dëmtuarës dhe ana e majtë i ‘a kap zinxhirin e arit nga qafa duke i ‘a këputur, pastaj i pandehuri largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por kapet dhe ndalet nga disa kalimtarë të rastit derisa arrin Policia për ta prangosur të njëjtin, Kësodore ka kryer veprën penale vjedhja e rëndë nga neni 315 par. 1, nën. par. 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin G.Sh., i ka shqiptuar dënim me gjobë në shumën prej njëmijë (1,000.oo) euro, dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite, (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21 shkurt 2021, deri më 19 mars 2021). Gjykata të akuzuarit krahas dënimit kryesor, i ka shqiptuar
edhe dënim plotësues dhe atë: marrjen e sendit – thikë ngjyrë ari.


“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

I akuzuari G.Sh., në shqyrtimin fillestar e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori