Ia vjedh çantën një femre në Prishtinë, sulmon edhe dy policë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, pasi që i njëjti pasi kishte vjedhur çantën nga ankuesja femër kosovare, ka sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur të dielën në Prishtinë, në ora 14:15.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti pasi kishte vjedhur çantën nga ankuesja femër kosovare, ka sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policorë”, thuhet në raport.
Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































