Qeveria kroate vendosi sot rritjen e pagave të ministrave, përfaqësuesve parlamentarë, sekretarëve të shtetit, gjyqtarëve kushtetues dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë shtetërorë.
Me këtë rast ka bërë një deklaratë kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, raporton index.hr.
“Të ardhurat për zyrtarët që kanë qëndruar të pandryshuara për vite me radhë, tani jemi në pozitë që t’i rrisim ato, sepse me të gjitha arritjet është koha që kjo çështje të vendoset në rendin e ditës. Pas mandatit të tretë, ministrat jo vetëm që nuk janë ndër të parët për nga lartësia e pagave në ministritë e tyre, por janë diku në mes. Ne mendojmë se kjo rritje e pagave është një masë antikorrupsioni. Pasi kemi siguruar një rritje të madhe ekonomike dhe kemi rritur pagat minimale, është koha të rrisim pagat e ministrave”, pohoi ai.

Kryeministri kroat shtoi se ka hequr dorë nga një pagë shumë më e lartë pak ditë më parë dhe se paga e tij nuk është shumë e lartë në krahasim me vendet e tjera.
“Rritja e pagave është aq e vogël sa që është e parëndësishme për ribalancimin e buxhetit”, tha Plenkoviq.
Ndryshe, pagat pritet të rriten me rreth 70 për qind, gati 2500 euro për kryeministrin dhe presidentin e Kroacisë.
Paga e Plenkoviqit duhet të jetë rreth 5500 euro ndërsa e presidentit, Zoran Milanoviqit rreth 6000 euro. Kryetari i Parlamentit, Gordan Jandrokoviq do ta ketë pagën rreth 5300 euro. Ministrat do të kenë paga nga 4000 deri në 5000 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare