40-vjeçari që u sulmua të martën në rrugët e Lezhës në dëshminë e tij ka mbajtur të njëjtin qëndrim se nuk ka arritur t’i identifikojë autorët, pasi kanë qenë të maskuar.

Policia, pas analizimit të pamjeve filmike dhe hetimeve, ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje që ndodhi një natë më parë. Po ashtu, policia ka kryer disa kontrolle banesash.


Kujtojmë se 40-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip Golf 5 në rrugën e Rriles, kur persona të maskuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip Audi të zi, i prenë rrugën duke e goditur me sende të forta.

Ai ka marr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë, raporton Tch. I ka plagë të rënda në trup, por është jashtë rrezikut për jetë dhe ka dalë nga spitali.

Konflikti dyshohet për motive banale, ku burime nga policia bëjnë të ditur se dyshohet që autorët dhe i dëmtuari janë nga e njëjta zonë.