Deri në tetë orë pa energji elektrike janë përballur dy pronarë të kompanive prodhuese nga Ferizaj dhe Malisheva.
Kjo situatë ka vështirësuar procesin e prodhimit të tyre dhe ka rritur shpenzimet.
Me këtë situatë, Qazim Mustafa, pronar i një fabrike për prodhimin e mobileve në Ferizaj, po përballet prej dy javësh. E njëjta gjendje ishte edhe të enjten, më 26 dhjetor.
“Na ka lodhur kjo situatë. Në fundvit kemi kërkesa të mëdha, por nuk mund t’i plotësojmë. Klientët presin produkte, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Unë dhe 13 punëtorët qëndrojmë pranë një stufe me dru që kemi blerë për t’u ngrohur kur nuk ka rrymë,” tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Probleme të ngjashme po përjetojnë edhe banorët dhe bizneset në komunën e Malishevës, që nga fillimi i dhjetorit.
Shqipron Kastrati, menaxher financiar në një fabrikë që merret me prodhimin dhe përpunimin e gurit natyral dhe të mermerit, tha se situata ka detyruar të gjithë punonjësit të shkojnë në pushim.
“Reduktimet zgjasin nga dy deri në tetë orë. Puna me gjenerator është e papërballueshme financiarisht sepse edhe prodhimi arrin vetëm 30 për qind të kapacitetit të zakonshëm. Për këtë arsye, 20 punëtorët janë në pushim deri në javën e dytë të janarit,” shtoi Kastrati.
ZRRE: Kosova paguan mbi një milion euro në ditë për importin e rrymës
Ditët e fundit, për shkak të temperaturave të ulëta, është rritur konsumi i rrymës, ndërsa institucionet energjetike në vend po apelojnë vazhdimisht tek konsumatorët për kursim.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, situata më e vështirë ka qenë në komunat e Ferizajt, Lipjanit, Gjakovës, Malishevës, Gjilanit, Shtimes, Istogut dhe Prizrenit.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike në vend, operon me dy termocentrale të vjetruara që prodhojnë energji nga thëngjilli. Megjithatë, Kosova nuk arrin të plotësojë nevojat e mbi 1.5 milion banorëve të saj vetëm me prodhimin vendor.
Kjo korporatë ka kapacitet prodhimi deri në 800 megavat orë, ndërsa pjesa tjetër e nevojshme për plotësimin e kërkesës mbulohet përmes importit.
Ditët e fundit, Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) kanë raportuar për një konsum rekord prej 1.500 megavat orë.
KEDS nuk ka dhënë përgjigje për REL-in lidhur me arsyet e ndërprerjes, por përmes një deklarate për media ka theksuar se “prodhimi vendor nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar këtë kërkesë.”
“Një sasi e madhe e energjisë po importohet me çmime shumë më të larta krahasuar me prodhimin vendor,” thuhet në një deklaratë të lëshuar më 23 dhjetor, pa specifikuar vlerën e importit.
Ndërkohë, ZRRE-ja ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji, vlera e importit të energjisë ka arritur mbi një milion euro në ditë, duke tejkaluar 35 milionë euro në total për këtë periudhë.
Çfarë po e mbingarkon rrjetin energjetik?
Qytetarët nuk shqetësohen për nivelin e konsumit apo burimin e energjisë – ata kërkojnë furnizim të rregullt dhe pa ndërprerje, thotë Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). Sipas tij, kjo situatë ka çrregulluar jetën e përditshme të qytetarëve dhe bizneseve, duke sjellë pasoja të mëdha.
Ai shton se edhe këtë dimër institucionet energjetike kanë qenë të papërgatitura, ndërsa masat e ndërmarra vitet e fundit kanë çuar në rritje të konsumit, duke mbingarkuar rrjetin energjetik.
“Subvencionimi i pajisjeve elektrike efiçiente ka rezultuar që shumë konsumatorë të ndryshojnë mënyrat e ngrohjes, duke kaluar në ngrohje me energji elektrike, qoftë përmes investimeve në klima apo pompa termike. Kjo ka shtuar kërkesën për energji në sistem, sepse qytetarët kanë kaluar nga ngrohjet me lëndë djegëse tradicionale në ngrohje me rrymë,” thekson ai.
Ministria e Ekonomisë e Qeverisë së Kosovës, që nga viti 2022, disa herë ka ndarë subvencione për qytetarët që blejnë pajisje efiçiente për ngrohje, përfshirë pompa termike, kondicionerë/klima efikase, si dhe kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) dhe stufa individuale me biomasë. Thirrja e fundit u bë edhe në shtator të këtij viti.
Megjithatë, në muajin janar të këtij viti, ajo ka njoftuar se gjatë dy viteve të fundit janë realizuar pagesa për mbi 15 mijë familje, në një vlerë rreth shtatë milionë euro.
Sipas Dardan Abazit, këto subvencione kanë qenë të paanalizuara mirë, duke rezultuar që “kanë mbingarkuar rrjetin energjetik, i cili është i vjetruar.”
KEDS-i, sipas kontratës së privatizimit, ka pasur për obligim të investojë në projekte kapitale për modernizimin dhe digjitalizimin e rrjetit. Por deri më tani, nuk ka dhënë përgjigje se sa është vlera e investimeve në këto projekte.
Distribucioni dhe Furnizimi me Energji Elektrike të Kosovës është privatizuar në vitin 2013 nga konsorciumi turk “Çalik-Limak” për një çmim prej 26.3 milionë eurosh.
Në marrëveshjen e privatizimit thuhet se “blerësi dhe investitori kolektivisht pajtohen të investojnë në rrjet 300 milionë euro gjatë një periudhe 15-vjeçare.”
Sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), kjo kompani investon mbi 20 milionë euro në vit, investime që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin dhe fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes.
Organizatat joqeveritare që merren me çështje energjetike vlerësojnë se investimet në energjinë e ripërtëritshme janë alternativa e vetme për të zgjidhur problemin e mungesës së energjisë elektrike./Radio Evropa e Lirë/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Përfaqësuesit e bizneseve vendore dhe nga diaspora mblidhen në ICK për takimin informues të “Diaspora Economic Forum”

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe