Ia grabisin çantën ku kishte para dhe telefonin, i dyshuari në Viti në kërkim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Viti, ku një person ka raportuar se me forcë i kanë grabitur çantën në të cilën kishte një telefon dhe disa para.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 20:30.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me forcë i ka grabitur çantën në të cilën kishte një telefon dhe disa para”, thuhet në raport.
I dyshuari është në kërkim dhe rasti po hetohet. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































