Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të të riut, Florent Frangu.

Përmes një mesazhi drejtuar familjes Frangu, Haliti ka theksuar dhimbjen e thellë për humbjen e Florentit, duke e cilësuar atë si një goditje jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar.


"Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Florent Frangu. Në emër të institucioneve komunale dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe jemi pranë jush në këtë moment të rëndë e të dhimbshëm për familjen tuaj", thuhet në mesazhin e kryetarit Haliti.

“Zoti e mëshiroftë dhe e ndriçoftë kujtimin e tij!”, përfundon mesazhi i ngushëllimit të kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.