LAJMI I FUNDIT:

I riu nga Kosova kapet në Durrës me pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar, mund të dënohet me katër vite burg

I riu nga Kosova kapet në Durrës me pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar, mund të dënohet me katër vite burg

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar njofton se ka përcjellë materialet për një 17 vjeçar nga Kosova në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

I riu nga Kosova dyshohet se më datë 08.09.2018, është paraqitur në Portin e Durrësit me një pasaportë, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Sipas Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, falsifikimi ose përdorimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave të falsifikuara dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një milion lekë (3-8 mijë euro).


Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në dy milionë lekë, përcjell Telegrafi.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën apo vizën, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë.

Njoftimi i policisë
Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.B, vjeç 17, banues në Kosovë, pasi më datë 08.09.2018, në PKK Port, Durrës, është paraqitur me një pasaportë, e cila dyshohet se është e falsifikuar. Nenet 189 e 190 të Kodit Penal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori