I maskuar dhe nën kërcënimin e armës tentoi të kryente grabitje në Prishtinë, rasti po hetohet

Një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ka kryer veprën “grabitje në tentativë”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:48, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se i njëjti është larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë.
“Është raportuar se një person i dyshuari i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ka kryer veprën e lartcekur. I njëjti është larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë. Lidhur me rastin nuk ka të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































