Hyundai i parkuar në vend të palejuar, vlera e tiketave kalon atë të veturës (Foto)
17:"© News Dog Media
Vetura e parkuar në skajin e një rruge në Birmingham të Anglisë, ka marrë 28 dënime me nga 115 euro, për shkak se ndodhet në një vend të palejuar.
Për këtë Hyundai duhet të paguhen 3,220 euro, që është një shumë më e madhe, se që vlen vet vetura, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhet e ditur se kujt i përket, apo çfarë do të bëhet me kupenë Y-Reg që është prodhuar para 16 vitesh.
Fqinjët që e shohin për çdo ditë, i kanë fotografuar tiketat që kanë lënë mbrojtësit e rendit, në makinën që besohet se është braktisur. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































