LAJMI I FUNDIT:

Hyundai i ka gati tri makina të reja që mbushen me rrymë

Hyundai i ka gati tri makina të reja që mbushen me rrymë

Të gjitha do të kenë pamje mbresëlënëse

Me modelin Kona dhe hibridin Sonata, Hyundai është duke treguar nivel të ri në botën e makinave që mbushen me rrymë, duke u bërë një lideri i fuqishëm në industrinë e makinave që janë miqësore me natyrën.


Prodhuesi korean, që planifikon t’i lansojë 11 makina të reja elektrike deri më 2025, i ka gati tri makina që mbushen me rrymë dhe do t’i prezantojë gjatë vitit që vjen.

Autocar raporton se të tri makinat do të kenë dukje mbresëlënëse, ndërsa njëra që është e bazuar në 45 Concept, do ta kombinojë stilin e lartë me funksionalitetin e makinës SUV.

Makina tjetër që thuhet të jetë gati është Prophecy, ka gjithashtu një dukje të mirë ndërsa në të mund të shihen pjesë nga Porsche.

Të dy këto makina do të kenë platformën e njëjtë dhe stilin e gjuhës së re dizajnuese, ndërsa Hyundai do t’ju vendosë nga një dirigjues, aty ku do duhet të qëndronte timoni.

Krahas tyre është edhe një makinë e tretë, për të cilën thuhet se do të prezantohet në fillim të vitit që vjen, por lidhur me të nuk është thënë asnjë detaj, pos se do të ketë dukje të mirë. /Telegrafi/