Komuna e Gjilanit ka njoftuar se pas vendimit të qeverisë, tashmë pritet të bëhet kompensimi i pronarëve për toka e tyre dhe rindërtimi i tërësishëm i rrugës qarkore.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha pas 25 vjete që kur ka nisur të ndërohet “Rruga Qarkore” tashmë po merr fund kjo çështje që sipas tij, i ka dëmtuar qytetarët.


“Për tre vjet, kemi paguar 11 milionë euro borxhe dhe tashmë po i japim zgjidhje një projekti që ka dëmtuar qytetarët tanë për shumë vite”, tha Alban Hyseni.

Kryetari Hyseni, tregoi se në qarkoren ekzistuese, do të realizohen: rruga e re, kanalizimi atmosferik, shirit i biçikletave, trotuar dhe ndriçim modern.

Ndryshe, drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Gjilanit, Bekim Salihu,  tregoi se Qeveria e Kosovës, ka miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejshëm të shpronësimit të parcelave që preken nga projekti “Qarkorja e Vjetër”. /Telegrafi/