LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Millosheviqi donte ta vriste Rugovën e ta fajësonte UÇK-në, prandaj NATO-ja e çoi në Itali

Hyseni: Millosheviqi donte ta vriste Rugovën e ta fajësonte UÇK-në, prandaj NATO-ja e çoi në Itali

Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni ka folur për krahasimet që i janë bërë ditëve të fundit ish-presidentit Ibrahim Rugova me presidentin aktual ukrainas, Volodymyr Zelensky, për konfliktin me Rusinë.

Këto deklarata Hyseni i ka quajtur të pakrahasueshme, kjo pasi sipas tij, Kosova gjatë periudhës së luftës ishte totalisht në rrethana tjera, krahasuar me çfarë është Ukraina sot.

Ish-diplomati madje ka zbuluar detaje tjera, se si ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq ka tentuar ta vras Rugovën.


“Viti 1997 në Malishevë. Unë kam qenë në komunikim me Christopher Hill dhe Richard Holbrooke. Dhe unë e kam hetuar që administrata amerikane kanë filluar të kenë një ftohje. Mos ndoshta Ibrahim Rugova nuk e kishte fuqinë që pretendohej ta kishte. Christopher Hill ka propozuar ta bëjmë një vizitë në banjë të Malishevës në kulmin e luftës. Unë kam qeshur, dhe i kam thënë që kjo ka me ndodhë. Unë i kam thënë edhe Chris [Christopher Hill] e di pse po e bën dhe do të befasohesh. Pasi kemi shkuar në Malishevë, të gjithë ushtarët e UÇK-së kanë filluar ta përqafojnë Rugovën. Sepse pritshin diçka tjetër. Dhe unë e kuptojsha”, tha Hyseni, për Kanal10.

Hyseni ka thënë se në kohën e luftës, Ibrahim Rugova nuk kishte një ushtri të strukturar ashtu siç e ka presidenti ukrainas, Zelensky tani.

“Një detaj, Ibrahim Rugova nuk e ka pasur një ushtri të strukturime. Zelensky e ka. Ibrahim Rugova nuk ka pasur shtet të njohur ndërkombëtarisht. Zelensky e ka. Kosova nuk e ka pasur pavarësinë e shpallur. Presidenti Rugova u detyrua të shkojë në Itali për shkak të kërcënimeve në prill të 1997-ës. Millosheviq nuk kishte asnjë interes më të madh se sa diskreditimin publik të Ibrahim Rugovës. Ndërkohë, Serbia ka pasur informata kredibile që donte ta sajonte një kurth që të vritej Ibrahim Rugova me familjen e tij, për ta fajësuar UÇK-në. Këto ishin informacionet që kishte Rugova. Për ta evituar këtë, NATO e nxori në Itali”, tha Hyseni.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori