LAJMI I FUNDIT:

Hyrja e vaksinave antiCOVID në veri të Kosovës, Prokuroria e Mitrovicës nis grumbullimin e informacioneve

Hyrja e vaksinave antiCOVID në veri të Kosovës, Prokuroria e Mitrovicës nis grumbullimin e informacioneve

Lajmet që qarkulluan në media se në komunat veriore nga Serbia tashmë kanë hyrë disa doza të vaksinës antiCOVID-19, ka bërë që Prokuroria Themelore në Mitrovicë të autorizojë Policinë e Kosovës që të nis grumbullin e informacioneve.

Kështu kanë bërë të ditur nga Prokuroria në një përgjigje për Telegrafin.


“Ju njoftojmë që pas shkrimeve në media të ndryshme në vend lidhur me futjen e vaksinës anti-COVID nga Serbia, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojë informata për këtë çështje, në drejtim të veprave penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, u shpreh zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni.

Preteni ka shtuar se varësisht nëse ka prova të mjaftueshme, atëherë Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të nisë hetimet penale rreth kësaj çështje.

“Varësisht nga rezultatet e hetimit, nëse vërtetohet që ka prova të mjaftueshme atëherë Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të nisë edhe hetimet penale për këtë çështje”, u shpreh ai.

Më 25 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër coronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e cila ka arritur në Serbi para disa ditësh.

Më 26 dhjetor, përmes një deklarate për media, Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë në lidhje me këtë çështje, as përmes Zyrave Ndërlidhëse, as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Nëse këto vaksina kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barna”, është thënë në deklaratën e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Për këtë çështje reagoi edhe ministrja e MPJD-së, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ajo tha më 27 dhjetor se “hyrja ilegale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike nga Serbia përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike”, të cilat janë arritur në kuadër të dialogut teknik, në vitin 2015. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori